Zbuloni kush i kontrollon vërtet paratë tuaja dhe pse bota po mban frymën për Kevin Warsh

Zbuloni kush i kontrollon vërtet paratë tuaja dhe pse bota po mban frymën për Kevin Warsh

Prej dekadash, dollari amerikan ka dominuar tregjet globale duke zëvendësuar stërlinën britanike pas Luftës së Dytë Botërore. I ftuar në Syri i Botës nën moderimin e Dori Dakës në Syri Tv, eksperti i tregjeve bankare, Emanuel Bajra tha se që nga vitet '50 e deri tek epoka e "petrodollarit", kur nafta filloi të tregtohej ekskluzivisht në valutën amerikane, dollari u shndërrua në nervin e ekonomisë botërore. Pikërisht për këtë arsye, theksoi ai, tregtarët dhe investitorët në mbarë globin kanë një obsesion të vërtetë me Rezervën Federale (Fed), duke analizuar me detaje çdo deklaratë, veprim apo postim të anëtarëve të bordit të saj, pasi vendimet e këtyre individëve kanë fuqinë të lëkundin themelet e ekonomisë ndërkombëtare. Në historinë e bankës qendrore amerikane, disa figura kanë lënë...