Vrull ndërtimesh, por edhe çmimesh/ Kushtet e BSH ulën kredinë për blerje banese me 28 mln euro në katërmujor
Viti 2026 po shoqërohet me shtim të kantiereve të ndërtimit. Shifrat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit, bashkitë kanë miratuar në total 322 leje ndërtimi ose 24,8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2025, ku u miratuan 258 leje. Pjesa e madhe e lejeve janë dhënë për banim, 237 të tilla, dhe 85 të tjera thotë INSTAT janë për hotele, ndërtesa tregtare apo industriale. Për shkak të shtimit të lejeve, është rritur edhe volumi i sipërfaqes ndërtimore në 377 mijë metër katror nga 335 mijë që ishte në 2025-ën. Në total vlera e përafërt e projekteve të miratuara arriti në 213 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 1,6%, krahasuar me një vit më parë. Por këto shifra nuk...
Burimi:
sot.com.al