Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet
Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë thotë se vonesat në zbatimin e ligjit për rivlerësimin e pronave frenoi kërkesat për kredi të qytetarëve për periudhën janar-mars. “Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin Ligjin për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Në vetëm dy muaj (janar-shkurt) për të cilët të dhënat janë të disponueshme, shqiptarët morën 81.4 milionë euro kredi, nga rreth 110 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë. Procesit të rivlerësimit nuk nisi...
Burimi:
javanews.al