Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes ‘Network Slicing’ të fuqizuar nga IA

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes ‘Network Slicing’ të fuqizuar nga IA

Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia, ka prezantuar më 9 korrik 2026 një zhvillim të ri në teknologjinë 5G, i njohur si “Network Slicing”, një zgjidhje e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale dhe e zhvilluar nga Grupi Vodafone. Ky inovacion konfirmon edhe njëherë pozicionimin e Shqipërisë si treg i rëndësishëm inovacioni në implementimin e teknologjive më të avancuara të konektivitetit. E zhvilluar në partneritet me Nokia-n, kjo zgjidhje kombinon rrjetin “5G Standalone” të Vodafone-it me kapacitetet e avancuara të inteligjencës artificiale, duke mundësuar menaxhim më inteligjent të burimeve të rrjetit dhe duke krijuar bazat për një gjeneratë të re shërbimi dixhital me performancë, siguri dhe besueshmëri më të lartë. "Inovacioni ka qenë gjithmonë në qendër të ambicies së Vodafone Albania për të ofruar përvojën më të...