Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike
Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve gjatë vitit buxhetor 2026, duke garantuar kompensim të plotë për konsumin minimal jetik të ujit për familjet në nevojë dhe duke kushtëzuar përfitimin e fondeve nga performanca e shoqërive të sektorit. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike do të përfitojnë mbulim 100% të faturës për konsumin deri në 5 metra kub ujë të pijshëm në muaj për kontratë. Përveç ujit të konsumuar, subvencioni do të mbulojë edhe tarifën fikse, tarifën e kanalizimeve dhe atë të trajtimit të ujërave të ndotura urbane. Masa synon të garantojë nivelin minimal jetik të furnizimit me ujë për shtresat më vulnerabël të popullsisë. Zbritja...
Burimi:
javanews.al