Ulet çmimi i naftës, Bordi ndryshon edhe benzinën
Bordi i Transparencës ka ndryshuar këtë të premte çmimet e karburanteve. Nafta ka rënë sërish nën 200 lekë, konkretisht në 198 lekë/litri nga 201 lekë/litri. Ndërkohë është ulur edhe çmimi i benzinës, e cila do të tregtohet me 185 lekë/litri nga 187 lekë/litri. Ndryshimet e Bordit të Transparencës do të hyjnë në fuqi sot në orën 13:00. Vendimet e plota Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri,...
Burimi:
kohajone.com