Uashington, Behgjet Pacolli nënshkruan marrëveshje qindra milionëshe për rindërtimin e Mosulit
Në kuadër të Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA–Irak, i mbajtur në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., është nënshkruar një marrëveshje me vlerë prej disa qindra milionë dollarësh për rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit. Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi i JV Mabetex Veritas nga Michigani, në prani të Kryeministrit të Irakut, Ali Al-Zaidi, sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright, si dhe Guvernatorit të Nineveh, Abdul Qader Al-Dakhil. ‘Projekti parashikon rindërtimin e një pjese të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturën e plotë urbane, zonat e banimit, objektet gastronomike dhe zhvillimin e hapësirave mjedisore’, thuhet në njoftim. Përfaqësuesi i kompanisë Pacolli u shpreh krenar që...
Burimi:
kohajone.com