Tremujori i parë, 67% e transfertave bankare u kryen nëpërmjet internetit
Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet internetit ose telefonit celular, u rritën përsëri me ritme dyshifrore në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve në distancë arriti në 3.06 milionë, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera totale e transfertave të kryera nëpërmjet internet banking arriti në 528.4 miliardë lekë, pothuajse 31% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Koncepti i home banking përfshin ato veprime bankare që urdhërohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë, që nënkupton përdorimin e internet banking ose aplikacioneve celulare të mbështetura në shërbimin e internetit. Të gjitha bankat tregtare...
Burimi:
sot.com.al