Tregu i punës, thellohet hendeku i pagave

Tregu i punës, thellohet hendeku i pagave

Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku rritja e pagave shfaqet si një proces i ndarë në dy botë të kundërta. Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto është rritur në 90.119 lekë duke shënuar një rritje prej 9,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Megjithatë kjo mesatare shërben si një maskë për pabarazitë që ekzistojnë mes aktiviteteve të ndryshme ekonomike. Tregu i punës/ Thellohet hendeku i pagave Në krye të piramidës qëndrojnë sektorët e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 157.434 lekësh, të ndjekur nga sektori i informacionit dhe komunikacionit me 131.747 lekë. Ndërsa këta sektorë vazhdojnë të gëzojnë paga që tejkalojnë ndjeshëm mesataren kombëtare...