Tregu i kriptomonedhave nën kontroll, drafti i ri sjell detyrime për raportim vjetor

Tregu i kriptomonedhave nën kontroll, drafti i ri sjell detyrime për raportim vjetor

Shqipëria po përgatitet të vendosë një kuadër të ri rregullator për tregun e kriptovalutave. Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të ketë rolin kryesor në mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave me autoritetet tatimore të vendeve të Bashkimit Evropian për transaksionet me kripto-asete. Sipas draftit, platformat që ofrojnë shërbime me kriptovaluta do të kenë detyrimin të identifikojnë klientët e tyre dhe rezidencën e tyre tatimore. Përdoruesit do të duhet të deklarojnë të dhëna personale si emri, adresa, shteti i rezidencës, numri i identifikimit tatimor dhe data e lindjes. Për kompanitë do të verifikohen gjithashtu pronarët përfitues dhe personat që ushtrojnë kontroll mbi subjektin. Ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve do të raportojnë pranë...