Tregtia me bilanc negativ/ Eksportet shqiptare kanë hyrë në krizë të thellë prej tre vitesh, shkak kursi i Euros
Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një bilanc negativ, duke thelluar deficitin në tregtinë e jashtme. Importet tejkaluan trefish eksportet në fundvit, duke ekspozuar varësinë e madhe të tregtisë shqiptare nga mallrat e huaja. Shqipëria importoi më shumë mallra fizikisht, por me çmime mesatare më të ulëta, ndërsa eksportoi më pak mallra, si në vlerë ashtu edhe në peshë. Shifrat tregojnë se eksportet shqiptare kanë hyrë në një krizë të thellë, duke mos u rikuperuar për të tretin vit radhazi. Në tërësi, panorama për vitin 2025 është edhe më e qartë. Eksportet totale ranë me 6.1%, duke zbritur në 346 miliardë lekë, ndërsa importet arritën në 887 miliardë lekë. Sektorët që pësuan rënien më të madhe ishin materialet e ndërtimit dhe metalet, si edhe mineralet...
Burimi:
top-channel.tv