Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

Kthimi nga investimi i rezervës valutore u përmirësua në 2025

Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi i rezervës ishte pozitiv në masën 3.03%, nga 2.91% që kishte qenë në vitin 2024. Një rritje e lehtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në gjysmën e dytë të 2025, ka ndikuar në një korrektim të vogël në rritje të kthimit nga rezerva valutore. Gjithashtu, një ndikim pozitiv vlerësohet se ka dhënë veçanërisht edhe rritja e çmimeve të arit. Në fund të vitit 2025, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga Euro me 60.3%, e ndjekur nga Dollari Amerikan me 22.3%, Ari me 5.9%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 3.7%, Paundi Britanik me 2.5%, Renminbi Kinez, me...