Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin
Barcelona nuk bën pas ndërsa Rodri është kthyer në objektivin kryesor. Drejtori Deko po përgatit një ofertë të re, ndërsa Mançester Siti i refuzoi 45 milionë euro. Dhe pse me vetëm 1 vit të mbetur kontratë, Siti kërkoi fillimisht 70 milionë euro. Një shifër kjo që duket e vështirë për t’u arritur nga katalanasit. Rodri ndërkohë dëshiron vetëm transferimin te Barcelona. Dhe pse ishte objektivi i madh i Realit, çdo gjë ndryshoi këtë javë. Më 8 gusht mund të thuhet se Barça është e bindur, që afrimi i mesfushorit të Spanjës do të vijë. Për këtë duhet të arrihet oferta e duhur.
Burimi:
javanews.al