Rriten çmimet e karburanteve në vend, nafta shitet me 215 lekë/litër, rritet me 3 lekë edhe benzina

Rriten çmimet e karburanteve në vend, nafta shitet me 215 lekë/litër, rritet me 3 lekë edhe benzina

Bordi i Transparencës ka bërë të ditur ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar një rritje si për naftën ashtu edhe për benzinën. Sipas vendimit të fundit çmimi i naftës është rritur me 6 lekë, nga 209 lekë/litër në 215 lekë/litër. Edhe çmimi i benzinës është rritur me 3 lekë, nga 175 lekë/litër në 178 lekë/litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të pasqyrohen sërish ndryshimet e çmimeve të shitjes së karburanteve.