Transporti publik: Të shtyhet afati për POS-et; Tatimet: S’do të ketë penalitete të menjëhershme

Transporti publik: Të shtyhet afati për POS-et; Tatimet: S’do të ketë penalitete të menjëhershme

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklarojnë se ende nuk janë gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkojnë shtyrje afati. Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetet çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rrisë edhe 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare. Problem mbetet edhe mospërgatitja e kushteve teknike për përdorimin e pajisjeve, ku minimalisht kërkohet instalimi i shërbimit të internetit Wiffi që pajisja të funksionojë. Por ky shërbim nuk ekziston të transporti publik në vend. Në këtë situatë paqartësie për pjesën e kostos në një shërbim me vlerë transaksioni të ulët (çmimi i biletës kushton 40 lekë),...