Thellohet dominimi i pasurive të paluajtshme në investimet e huaja, totali mbi 2.8 mld euro
Investimet e huaja direkte po dominohen gjithnjë e më shumë nga pasuritë e paluajtshme. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për tremujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 172 milionë eurove, në rritje me 65% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 43% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte, duke arritur peshën më të lartë historike në strukturën e investimeve të huaja. Nëse nga vlera totale e investimeve të huaja përjashtojmë fitimet e ri-investuara (duke supozuar se investimet në pasuri të paluajtshme janë kryesisht flukse të reja hyrëse), ato përbëjnë gati 87% të vlerës së flukseve të kapitaleve të reja të investuara në ekonominë...
Burimi:
sot.com.al