Tenderi 7.6 mln euro i Thesarit, mes KPP-së dhe Gjykatës, ‘tërheqja’ e ankimit nuk ndryshon fituesin
Tenderi i AKSHI-t për përmirësimin e Sistemit të Thesarit ka kaluar edhe një herë në filtrin e Komisionit të Prokurimit Publik, por pa ndryshuar fituesin. KPP ka pranuar pjesërisht ankesën e bashkimit Advanced Business Solutions – Data Log, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën për pavlefshmërinë e kontratës së lidhur me Communication Progress – Horizon. Procedura ka fond limit 750.3 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 7.6 milionë euro, dhe lidhet me një nga sistemet kryesore financiare të administratës publike. Në garë, ABS – Data Log kishte paraqitur ofertë 511.7 milionë lekë dhe u skualifikua, ndërsa Communication Progress – Horizon u kualifikua me ofertë 680 milionë lekë. “Tërheqja” e kontestuar Çështja mori një kthesë të pazakontë kur në sistem u depozitua një njoftim për tërheqje nga...
Burimi:
syri.net