Të ardhurat nga taksat nacionale, 11.5 miliardë lekë në tremujorin e parë

Të ardhurat nga taksat nacionale, 11.5 miliardë lekë në tremujorin e parë

Të ardhurat nga taksat nacionale gjatë periudhës janar-mars 2026 u realizuan në vlerën 11.5 miliardë lekë, duke arritur 97,6% të planit të parashikuar për tremujorin e parë të vitit. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultojnë rreth 500 milionë lekë më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Raporti bën të ditur gjithashtu se realizimi i të ardhurave nga taksat nacionale ishte 2,4% nën planin e parashikuar për tre muajt e parë të vitit 2026. Ministria e Financave ka programuar që të ardhurat nga taksat nacionale për gjithë vitin 2026 të arrijnë në rreth 49.5 miliardë lekë. Ndërkohë, për vitin 2025, të ardhurat nga ky arritën 47 miliardë lekë, çka përkthehet në...