Tatimet sqarojnë risitë në deklaratat vjetore për Tatimin e mbajtur në burim

Tatimet sqarojnë risitë në deklaratat vjetore për Tatimin e mbajtur në burim

Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të rreth 320 mijë deklaratave vjetore për vitin 2025, përkatësisht TAK, TAPB dhe DIVA, Administrata Tatimore, në kuadër të përmirësimit dhe thjeshtimit të mëtejshëm të këtij procesi për periudhat në vijim, informon tatimpaguesit mbi disa risi dhe rregulla të rëndësishme që lidhen me plotësimin e deklaratave. Deklaratat e implementuara përfshijnë rregulla më të qarta dhe më të strukturuara, me synim rritjen e saktësisë dhe transparencës në raportimin fiskal. Nga përvoja e këtij procesi dhe problematikat e evidentuara, lind nevoja për të rikujtuar tatimpaguesit mbi detyrimin ligjor për plotësimin e deklaratave në mënyrë të saktë dhe korrekte. Risia kryesore në deklarimin e të ardhurave personale përmes DIVA për vitin 2025 është paraplotësimi i deklaratës. Ajo tashmë paraqitet e paraplotësuar me...