Tatimet fshijnë 215 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 25 mijë biznese
Administrata Tatimore vijon me përmbylljen e procesit të fshirjes së gjobave tatimore të bizneseve të cilët nuk kishin kusht pagesën e detyrimeve. Në kuadër të ligjit për ‘fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve’, administrata tatimore thotë se janë fshirë 215 milionë euro dhe deri tani kanë përfituar 25,005 tatimpagues. Administrata tatimore u rikujton gjithashtu tatimpaguesve se 30 Qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar nga fshirja e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat. “Vazhdon procesi i faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014. 215 milionë euro detyrime tatimore të papaguara janë fshirë/shuar automatikisht për 25,005...
Burimi:
javanews.al