Tatimet, doganat dhe bashkitë nisin zbatimin e ligjit për faljen e detyrimeve, ja afatet për pagesat
Pas daljes së Udhëzimit të Ministrisë së Financave, institucionet me radhë kanë njoftuar nisjen e zbatimit e ligjit nr. 86/2025 për faljen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe taksat vendore. Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore njofton qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset, që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas periudhës së krijimit të tyre. Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor. Për detyrimet e periudhës 1 Janar 2015 –...
Burimi:
sot.com.al