Taksa e pronës “mbush” arkat e bashkive, 47 milionë euro në vetëm 5 muaj

Taksa e pronës “mbush” arkat e bashkive, 47 milionë euro në vetëm 5 muaj

Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht problematikave në mbledhjen e saj dhe aplikimit në bazë të çmimeve të referencës, përveç Tiranës, ku mblidhet sipas vlerës së tregut që kanë ndërtesat. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti, 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar afro 4.7 miliardë lekë apo 47 milionë euro, me një rritje progresive nga viti në vit, duke bërë që të arrihet shifra më e lartë e dekadës së fundit për këtë periudhë. Në raport me vitin 2015, të ardhurat nga kjo taksë janë dyfishuar. Krahasuar me periudhën janar-maj 2024, taksa mbi ndërtesat që ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, rezulton të jetë me rritje...