Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën reale të tregut
Taksa e pronës do të ndryshojë rrënjësisht. Sa më e shtrenjtë të jetë prona dhe sa më afër qendrave urbane të ndodhet, aq më shumë taksë do të paguajë pronari. Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që synon ta lidhë taksën e pronës me vlerën reale të tregut. Sipas argumentimit të Ministrisë së Financave, sistemi aktual krijon padrejtësi, pasi prona me sipërfaqe të ngjashme paguajnë pothuajse të njëjtën taksë edhe kur vlera e tyre në treg është shumë e ndryshme. Reforma synon që barra fiskale të reflektojë më mirë vlerën e pronës dhe aftësinë paguese të pronarit. “Është për t’u përgëzuar ky përafrim me vlerën e tregut pasi nxjerrë më në pah dhe çmimet aktuale. Duke qenë se deri më sot përllogaritej...
Burimi:
javanews.al