Tabaku kërkon hetim parlamentar për investimet strategjike: Prona publike dhe private është favorizuar për një…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se problematika e pronës në Shqipëri nuk përbën një fenomen të izoluar, por, sipas saj, është një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar sistemi politik dhe ekonomik i qeverisë socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku vendos në të njëjtin plan ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ligjin për investimet strategjike, duke argumentuar se ato janë pjesë e së njëjtës qasje. Sipas saj, njëri ligj dobësoi pozitën e pronarëve të ligjshëm, ndërsa tjetri krijoi mekanizma për kalimin e pronës publike dhe private në favor të një numri të kufizuar përfituesish. “Njëri dobësoi pronarët e ligjshëm. Tjetri krijoi mekanizmat për kalimin e pronës publike dhe private në duart e një pakice të privilegjuar”, shkruan...
Burimi:
sot.com.al