Tabaku akuza qeverisë: 4.3 mln euro për koncert, vetëm 1% kontribut për hekurudhën Tiranë–Durrës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj vendimit të qeverisë për të vendosur 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit në dispozicion të koncertit të Kanye West, duke e cilësuar këtë financim jo thjesht si një shpërdorim të parave publike, por si shprehjen më të qartë të sistemit ekonomik dhe politik të ndërtuar gjatë 13 viteve të qeverisjes socialiste. Sipas Tabakut, vendimi për të financuar një koncert, ndërkohë që investimet strategjike mbeten në varësi të borxhit dhe financimeve të huaja, tregon se qeveria nuk drejton ekonominë sipas nevojave të shumicës, por sipas interesave të fasadës, propagandës dhe një pakice të privilegjuar. “4.3 milionë euro nga buxheti për të shpëtuar një koncert. Vetëm 1% kontribut vendas për të ndërtuar një hekurudhë jetike. Kjo...
Burimi:
sot.com.al