“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat
Shqipëria synon të kthejë industrinë minerare në një sektor modern, konkurrues dhe të integruar me tregun evropian. Ky është objektivi i Strategjisë Kombëtare Minerare 2026–2040, e prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku fokusi kryesor mbetet zhvillimi i lëndëve të para kritike dhe teknologjive të gjelbra. Dokumenti afatgjatë mbështetet në tre shtylla kryesore: Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2030, Aktin Evropian për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjinë Kombëtare të Specializimit të Mençur 2025–2030. Përmes kësaj strategjie, qeveria synon të orientojë sektorin minerar drejt inovacionit, dixhitalizimit dhe modernizimit teknologjik. Drejtori i Drejtorisë së Programeve dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Minierave, Dhori Dapi, deklaroi se strategjia krijon bazat për një industri minerare më tërheqëse për investimet dhe më të përafruar me standardet e Bashkimit...
Burimi:
javanews.al