Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së punës vitin e kaluar, ndërkohë që degët tradicionale të ekonomisë si bujqësia, shërbimet dhe industria pësuan tkurrje në raport me punësimin total. Nëse në vitin 2024 administrata dhe shërbimet publike zinin 17.1% të totalit të punësimit, teksa vitin e kaluar ky tregues arriti në 21.7% te totalit, duke regjistruar një rritje prej 4.6 pikë përqindjeje, referon INSTAT. Të dhënat tregojnë se është shtuar interesi i fuqisë punëtore drejt sektorit shtetëror, i cili duket se po bëhet streha kryesore për punësimin në vend, duke thithur burime njerëzore nga sektorët e tjerë. Në krahun tjetër, bujqësia vazhdon të përballet me një rënie të vazhdueshme. Megjithëse ky sektor vijon të mbajë peshën kryesore në strukturën e punësimit, ka...