Fermerët e Sulzotajt aplikojnë luftën biologjike për prodhim më cilësor
Lufta biologjike për mbrojtjen e bimëve po gjen gjithnjë e më shumë zbatim në fermat shqiptare, si një praktikë që synon rritjen e cilësisë së prodhimit, rendimentit dhe konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural solli si shembull fermerët Ylli Kiçi dhe Saimir Parraqi në Sulzotaj, të cilët kultivojnë speca në sera, duke zbatuar praktika të mira bujqësore dhe metoda të luftës biologjike për mbrojtjen e kulturave. Ndërkohë, fermeri Ylli Kiçi kultivon edhe 2 hektarë me shalqi të vonë, duke diversifikuar prodhimin dhe shfrytëzuar potencialin e bujqësisë së mbrojtur. “Ferma model të suksesshme” po shfaqen në zona të ndryshme të vendit, duke pasqyruar, sipas ministrit, drejtimin e ri të bujqësisë shqiptare: prodhim të lartë, cilësi dhe standarde konkurruese në...
Burimi:
sot.com.al