Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar
Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8, që mbështet sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore. Ndryshimet synojnë përafrimin e skemave të subvencionimit me standardet e Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë. Drejtori i AREB Korçë, Vullnet Gjolla, ka sqaruar kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për të përfituar nga kjo masë mbështetëse. “Do të aplikojnë të gjithë ata fermerë të cilët plotësojnë 3 hektarë e lart. Nuk do të ketë më regjistrim të produkteve për vlerësim, por mjafton që ata ta kenë të mbjellë këtë sipërfaqe dhe normalisht do të deklarojnë se çfarë kanë mbjellë, por nuk ka rëndësi produkti i mbjelljes. Do të kenë dokumentin që është certifikatë pronësie apo AMTP”, tha Gjolla. Më tej, Gjolla u ka bërë...
Burimi:
javanews.al