Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

Mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas duke sjellë gjithashtu rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Referuar të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga 805,416 kontribuues në vitin 2024, shifra ka arritur në 836,910 në 2025, me një shtesë prej 31.494 kontribuues. Konkretisht, sektori privat mban peshën kryesore në skemë, me rreth 559,457 kontribuues, që gjithashtu ka pësuar rritje me 16.648 individë më shumë në skemë gjatë viti 2025.  Përpos ecurisë së tregut të punë kjo rritje i atribuohet edhe reformës antiinformalitet të ndërmarre nga qeveria. Nga ana tjetër 167,565 kontribues janë nga institucionet publike, me një rritje prej vetëm 755 kontribuesish. Ndërsa një shtesë e rëndësishme është vënë re sa i takon kontributeve...