Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashkisë, kosto për të lënë makinën si pranë apartamentit ku banon ashtu dhe kur shkon në punë, sa vjen e po shtohet. Muajt e fundit, parkimet e mëdha private në qendër të kryeqytetit kanë shtrenjtuar tarifat me 60-70%, sidomos për qëndrimet afatgjata, ndërsa parkimi i Bashkisë është gjithmonë plot dhe nuk arrin të përballojë kërkesën, duke krijuar radhë dhe trafik në rrugë. Në të njëjtën linjë, edhe parkimet ditore apo mujore nëpër lagje po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Në “Toptani Shopping Center”, minimumi i pagesës për parkim është 300 lekë (deri në 2 orë). Për 5-7 orë, pagesa është 1000 lekë, ndërsa...