‘Shtrëngohet’ kontrolli mbi pronarët përfitues, raportim brenda 28 ditëve dhe verifikim i pronësisë
Kompanitë do të kenë më pak kohë për të deklaruar ndryshimet dhe më shumë detyrime për të provuar se kush i zotëron ose i kontrollon realisht, sipas projektligjit të ri “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Drafti shkurton nga 90 në 28 ditë kalendarike afatin për regjistrimin e ndryshimeve të të dhënave mbi pronarët përfitues. Ligji aktual u jep subjekteve deri në 90 ditë nga data e ndryshimit faktik. Sipas projektligjit, ndryshimet duhet të raportohen “pa vonesa të paarsyeshme” dhe, në çdo rast, brenda afatit të ri 28-ditor. Pragu për identifikimin e pronësisë direkte ose indirekte mbetet 25%, por zgjerohet mënyra se si përcaktohet personi që ushtron kontrollin përfundimtar. Pronari përfitues përkufizohet si individi që “ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik”, përmes...
Burimi:
syri.net