Shtohen kursimet në banka/ Zgjerohen depozitat në lekë, bien në valutë
Shqiptarët kanë shtuar kursimet në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit prill qytetarët dhe bizneset i janë kthyer rritjes së depozitave kryesisht në monedhën kombëtare. Duket se efekti i kursit të këmbimit ka bërë që qytetarët të preferojnë që kursimet ti mbajnë në lekë. Kjo tendencë ka disa muaj që vijon të forcohet edhe më tepër pasi kursi I këmbimit euro lek ka pësuar luhatje të shumta. Sipas të dhënave nëse bëjmë një krahasim të depozitave me një muaj më parë kjo përkthehet në një rritje, me rreth 0.5%. Sipas Bankës Qendrore Gjatë muajit prill kursimet në lekë rezultuan 947.5 miliardë lekë duke pësuar një rritje me 7.6 miliardë. Ky segment është ndikuar kryesisht nga bizneset. Ndërkohë depozitat në valutë...
Burimi:
sot.com.al