Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë

Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë

Pavarësisht rritjes ekonomike të viteve të fundit, produktiviteti i punës në Shqipëri vijon të mbetet larg standardeve të vendeve të zhvilluara. Të dhënat e përpunuara nga statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare gjeneroi mesatarisht rreth 995 lekë për çdo orë pune, ose afërsisht 10 euro, raporton SCAN Intel. Ekonomia e vendit prodhoi mbi 2.5 trilionë lekë gjatë vitit të kaluar, ndërsa rreth 1.2 milionë të punësuar punuan mesatarisht 41.3 orë në javë. Kur këta tregues kombinohen sipas formulës së produktivitetit të punës, rezulton se çdo orë e punuar në Shqipëri krijon më pak se 1 mijë lekë vlerë ekonomike. Por diferenca bëhet edhe më e dukshme kur Shqipëria krahasohet me ekonomitë më të forta të botës. Sipas të dhënave të OECD-së, vendi...