Shqipëria me rezerva minimale ari, renditet ndër vendet e fundit në botë

Shqipëria me rezerva minimale ari, renditet ndër vendet e fundit në botë

Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë. Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit. Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të Botës, duke përfshirë edhe vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës Lindore. Mes vendeve të rajonit për të cilat raporti i bestbrokers ofron informacion,...