Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme të energjisë ku prodhimi nga hidrocentralet ishte 70 për qind më i larë në janar-mars 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e bëra publike në raportin e Komunitetit të Energjisë “Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufi” tregojnë se Shqipëria u avantazhua në raport me vendet e tjera të rajonit në eksportet e saj që vijnë nga burime të rinovueshme. Konkretisht, sipas raportit të parë tremujor mbi zbatimin e Carbon Border Adjustment Mechanism (CBAM), prodhimi hidroenergjetik i Shqipërisë u rrit ndjeshëm, duke e kthyer vendin në një eksportues neto shumë më agresiv të energjisë drejt rajonit dhe tregut të Bashkimit Europian. “Prodhimi hidro në Shqipëri u rrit...