Shqipëria, e dyta në Europë për energjinë e prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin
Shqipëria renditet e dyta në Europë për peshën e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme në raport me konsumin e brendshëm, duke lënë pas Islandën dhe të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, 105% e konsumit bruto të energjisë elektrike në vend u mbulua nga burime të rinovueshme, një tregues që nënkupton se gjatë vitit vendi prodhoi më shumë energji të gjelbër sesa konsumoi. Më mirë se Shqipëria renditet vetëm Norvegjia me 114%, ndërsa Islanda vjen e treta me 102%. Eurostat theksoi se “Vendet e EFTA-s, Norvegjia dhe Islanda, si edhe vendi kandidat Shqipëria, prodhuan në vitin 2024 më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme sesa sasia totale e energjisë elektrike që konsumuan. Për këtë arsye,...
Burimi:
javanews.al