Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin, hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE
Në komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme u prezantuan dhe u miratuan 3 projektligje me në fokus biznesin, që janë në përputhje plotësisht me direktivat e BE-së, dhe që vijnë si domosdoshmëri për procesin e anëtarësimit, pjesë e Kapitullit 6. Projektligji “Për Statutin e Shoqërive Evropiane” mori dritën jeshile në Komision dhe sipas zëvendësministrit për Ekonominë Enkelejd Musabelliu i hap rrugën bizneseve shqiptare që në partneritet me kompani nga vende të BE-së të krijojnë ‘shoqëri evropiane’, dhe të operojnë në të gjitha shtetet e BE-së pa qenë nevoja për të krijuar filiale në shtetet ku punojnë. “U mundëson kompanive të operojnë me një identitet të vetëm juridik në tregun evropian. Shoqëria evropiane nuk është një lloj i ri i biznesi dhe as nuk zëvendëson shoqëritë...
Burimi:
javanews.al