Shqipëria dhe Italia forcojnë partneritetin ekonomik, rritet interesi për investime të reja
Shqipëria ishte një nga ndalesat kryesore të “Made in Italy Roadshow”, një aktivitet që synon të forcojë lidhjet mes sipërmarrjes italiane, institucioneve dhe partnerëve ekonomikë në vendet ku Italia ka marrëdhënie të rëndësishme tregtare. “Ne zgjodhëm Shqipërinë si një nga ndalesat e rëndësishme në Europë pikërisht për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet tashmë shumë të forta mes Italisë dhe Shqipërisë. Shohim një shkëmbim tregtar prej rreth 3.5 miliardë eurosh, por përtej shifrave ekziston një afërsi dhe një marrëdhënie intensive që prej vitesh vazhdon të rritet’, tha Roberto Santori nga Founder Made in Italy Community. Autoritetet shqiptare e konsiderojnë Italinë partnerin më të rëndësishëm ekonomik dhe tregtar të vendit, me investime të pranishme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. “Italia është një nga partnerët tanë kryesorë...
Burimi:
sot.com.al