Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Këshillat e qarqeve kanë pasur profile shumë të ndryshme shpenzimesh gjatë vitit 2025. Në disa qarqe, buxheti është përqendruar kryesisht te pagat e personelit, ndërsa në të tjera peshën më të madhe e kanë marrë shpenzimet kapitale, pra investimet. Në total, për 12 këshillat e qarqeve, shpenzimet e vitit 2025 arrijnë në rreth 994.9 milionë lekë. Zëri më i madh rezulton ai i shpenzimeve kapitale, me rreth 351.4 milionë lekë, ose 35.3% të totalit. Pas tyre vijnë shpenzimet për personelin, me 311.5 milionë lekë, ose 31.3% të totalit. Shpenzimet “të tjera” zënë 184.3 milionë lekë, ndërsa shpenzimet operative 147.7 milionë lekë. Qarku që ka shpenzuar më shumë në total është Tirana, me rreth 181.4 milionë lekë. Ajo ndiqet nga Korça, me 119.1 milionë lekë, Durrësi,...