Shifra më e lartë e regjistruar, paraja në cash për herë të parë kalon pragun 5 mld euro
Pagesa me lekë në dorë vijon të jetë zgjedhja e parë për shqiptarët, pavarësisht se vitet e fundit janë shtuar edhe ato elektronike. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për muajin qershor 2026, vlera e parasë në qarkullim jashtë bankave kaloi për herë të parë pragun e 5 miliardë eurove. Më konkretisht, në qershor qarkullonin në cash 5 miliardë e 415 milionë euro, ose 683 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky stok i lartë i parave fizike që qarkullon në vend, tregon se përdorimi i cash-it vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në transaksionet e përditshme në vend, e mbështetur kjo edhe në të dhënat ndër vite. Sipas Bankës së Shqipërisë në 10-vjeçarin e fundit...
Burimi:
sot.com.al