Sejko raporton në Komisionin e Ekonomisë: 166 mijë transaksione SEPA në një tremujor, 2.2 mld euro vlerë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raportoi këtë të premte, 12 qershor, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025, duke paraqitur të dhëna që tregojnë zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike në vend. Sipas Sejkos, përmirësimi i kuadrit rregullator dhe integrimi në sistemin evropian SEPA kanë sjellë transferta më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto dukshëm më të ulëta për qytetarët. Vetëm gjatë një tremujori nga operacionalizimi i SEPA-s u realizuan rreth 166 mijë transaksione, me një vlerë totale prej 2.2 miliardë eurosh. “Përmirësimi i kuadrit rregullator dhe funksionalizimi i SEPA-s kanë sjellë transferta financiare më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto të dukshëm më të ulëta. Pagesat bankare shënuan një rritje vjetore prej 22.7%...
Burimi:
javanews.al