Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

Sejko: Kalimi drejt një ekonomie pa para fizike është kyç për modernizimin financiar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në workshopin “Cashless Albania”. Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, sektorit bankar, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare. Workshop-i synoi të krijojë një forum diskutimi mbi perspektivat e kalimit të Shqipërisë drejt një ekonomie pa para fizike, duke vlerësuar progresin e deritanishëm, sfidat ekzistuese dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të pagesave digjitale në vend. Në fjalën e tij, Guvernatori theksoi se kalimi drejt një ekonomie me pagesa elektronike përbën një element kyç të modernizimit të sistemit financiar shqiptar dhe një proces që kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe aktorëve të tregut. Ai nënvizoi se Banka...