Sejko: Inflacioni mbetet nën kontroll, Shqipëria drejt integrimit financiar me BE dhe SEPA

Sejko: Inflacioni mbetet nën kontroll, Shqipëria drejt integrimit financiar me BE dhe SEPA

Modernizimi i sistemit të pagesave, integrimi financiar i Shqipërisë dhe ndikimet e  zhvillimeve globale në inflacion ishin disa nga çështjet kryesore të trajtuara në takimin mes Guvernatorit të Banka e Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësuesve të Banka Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vlerësoi asistencën teknike të dhënë ndër vite nga institucionet financiare ndërkombëtare, kryesisht në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar. Ai theksoi se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit financiar vijojnë të mbeten në trajektore pozitive, pavarësisht pasigurive në ekonominë globale. Sipas Sejkos, rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës në tregjet ndërkombëtare mund të ketë ndikim në inflacion dhe ritmin e rritjes ekonomike, por efektet pritet të jenë kalimtare. Një tjetër fokus i diskutimeve...