Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Qeveria shqiptare ka nisur zbatimin e programit kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një skemë financimi e dedikuar për bizneset e vogla dhe të mesme, me synim rritjen e investimeve, punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Në prezantimin e programit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se institucioni që ai drejton ka punuar prej kohësh për hartimin e kësaj skeme financimi. Sejko theksoi se programi ofron kushte më të favorshme financimi për sipërmarrjet, duke zgjatur afatin e kredive deri në 10 vite dhe duke mundësuar financime deri në 200 milionë lekë. “Kemi kohë që punojmë për këtë program. Vlera fillestare e tij është 200 milionë euro, por nëse do të shohim sukses në financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, kjo shumë mund të rritet. Këto...