Salla: Mbi 41 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare, kërkesat kalojnë 7 miliardë lekë

Salla: Mbi 41 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare, kërkesat kalojnë 7 miliardë lekë

Mbi 41 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, ndërsa vlera e kërkesave ka tejkaluar 7 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria. Në një intervistë televizive, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se interesi i fermerëve ka qenë më i lartë se pritshmëritë. “Shifrat paraprake tregojnë se kërkesat e fermerëve kalojnë mbi 7 miliardë lekë”, u shpreh ministri. Sipas tij, interes të lartë ka pasur edhe në sektorin e blegtorisë, ku aplikimet arrijnë në rreth 3,3 miliardë lekë, si dhe në bletari, ku kërkesat kapin vlerën e 1,1 miliardë lekëve, pas dyfishimit të mbështetjes nga 10 mijë në 20 mijë lekë për koshere....