Sa e cënueshme është Shqipëria ndaj mashtrimeve? Raporti global 2025: Bëjmë pjesë mes vendeve me ekspozim mesatar
Shqipëria renditet në vendin e 48-të nga 112 shtete në Indeksin Global të Cenueshmërisë ndaj Mashtrimeve për vitin 2025, me një rezultat 2.3 pikë. Sipas të dhënave të publikuara nga Visual Capitalist, bazuar në indeksin e kompanisë “Sumsub”, sa më i ulët të jetë rezultati, aq më rezistent konsiderohet një vend ndaj mashtrimeve; sa më i lartë rezultati, aq më i madh është ekspozimi ndaj rrezikut. Indeksi mat cenueshmërinë ndaj mashtrimeve duke marrë në analizë katër faktorë kryesorë: aktivitetin e mashtrimeve, aksesin në burime, ndërhyrjen e qeverisë dhe gjendjen ekonomike. Indeksi sqaron se aktiviteti i mashtrimit vlerësohet sipas vendit të synuar nga mashtrimi, jo domosdoshmërisht sipas vendit nga vjen mashtruesi. Në praktikë, ky indeks nuk mat kriminalitetin klasik, por rrezikun nga mashtrimet dixhitale dhe financiare:...
Burimi:
kohajone.com