Sa do të rriten pensionet?
Pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 543 lekë më tepër këtë muaj, ndërsa ata në fshat vetëm 320 lekë më shumë. Nga 20 mijë e 123 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 20 mijë e 666 lekë. Qeveria ”Rama 4” vuri në dispozicion një fond shtesë në vlerën e 872 milionë lekëve. Nga rritja do të përfitojnë rreth 777 mijë pensionistë. Ndërkohë pagesa mujore mesatare që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 2.7 për qind të do të bëhet 12 mijë e 198 lekë nga 11 mijë e 878 lekë që aktualisht është. 300 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa...
Burimi:
kohajone.com