Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Depozitat në banka në vend kanë shënuar një rritje të fortë në muajin maj, të ndikuar nga bizneset dhe llogaritë e tjera, të dyja në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të prillit, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 751.6 miliardë lekë, me një rritje prej  13.9 miliardë lekë, ose 1.9%, duke shënuar të dytin muaj radhazi me zgjerim, pas një fillimi të dobët. Me bazë vjetore (maj 2026/maj 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 107 miliardë lekë, ose 16.5%. Përmirësimi i depozitave në maj është ndikuar më pak nga individët, dhe kryesisht nga bizneset, sidomos korporatat financiare dhe jo financiare. Rritje e fortë e depozitave në valutë, nga biznesi...