Sulmi me shpatë në shkollën suedeze: arrestohet personi i dytë

Sulmi me shpatë në shkollën suedeze: arrestohet personi i dytë

Një person i dytë është arrestuar në Suedi në lidhje me sulmin vdekjeprurës me shpatë në një shkollë, ku një 17-vjeçare humbi jetën dhe tre nxënës të tjerë u plagosën. Sulmi ndodhi më 21 gusht në shkollën Brinell në Fagersta, në veriperëndim të Stokholmit, ndërsa mësimi ishte duke u zhvilluar. I arrestuari i dytë dyshohet se ka ndihmuar në vrasje dhe tentativë vrasjeje, por prokurorët nuk kanë bërë të ditur moshën e tij apo rolin konkret që dyshohet se ka pasur. Ndërkohë, një nxënës 18-vjeçar ndodhet tashmë në paraburgim, nën dyshimin se ka kryer sulmin. Dy djem, 12 dhe 17 vjeç, u plagosën rëndë, ndërsa një tjetër, nën 18 vjeç, pësoi lëndime më të lehta. Policia hapi zjarr gjatë operacionit për arrestimin e të dyshuarit...